Kërkohet më shumë prezencë kulturore institucionale nga Republika e Shqipërise në Prizren

0
82

Juristi, politikologu dhe njohësi i politikave të Bashkimit Evropian, Leotrim Germizaj, është pritur sot në takim nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, Germizaj ka theksuar rëndësinë e shtimit të aktiviteteve kulturore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë në Prizren, qytetin historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një ndër qendrat më të rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar.

Si qytetar i Prizrenit, ai vlerësoi se qyteti meriton një prezencë edhe më të madhe institucionale dhe kulturore nga Shqipëria, përmes organizimeve që promovojnë kulturën, historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare, duke afruar edhe më shumë shqiptarët kudo që jetojnë.

Sipas Germizajt, Prizreni mbetet simbol i rëndësishëm i historisë dhe unitetit kombëtar, ndërsa mbështetja për iniciativa kulturore e kombëtare do të ndikonte drejtpërdrejt në promovimin e trashëgimisë shqiptare dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Në fund, ai falënderoi Ambasadorin Malaj për pritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin konstruktiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here