Kearns për Asociacionin: Pse po kërkoni rrënjosjen e territorialitetit etnik në Kosovë

0
141

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka pyetur përfaqësuesit e Italisë, Gjermanisë dhe të Francës, pse po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë.

Kearns i ka replikuar analistët e çështjeve të Ballkanit, Jakub Bielamowicz, i cili ka thënë se këto tri vende “po ushtrojnë presion mbi kryeministrin Albin Kurti në lidhje me Asociacionin”.

“Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës që t’i përkushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’, është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, ka shkruar Bielamowicz në Twitter.

Më pas erdhi pyetja e kryetares së komisionit për punë të jashtme në Britaninë e Madhe, Alica Kearns, në lidhje me krijimin e territorialitetit etnik të komunitetit serb.

Siç është raportuar “plani franko-gjerman përfshin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe Asociacionit e komunave me shumicë serbe”.

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman.

Takimet në Bruksel pritet të fillojnë nga ora 15:00. 

Leave a Reply