Kosova nuk është çifligë i Albinit!

0
337

Ai sot shkon sot në Bruksel për të bërë marrveshje me Serbin, lidhur me fatin e Kosovës, sikurse Kosova me qenë pronë private e tij.

Ai mbajti fshehur para qytetarve të Kosovës dhe institucioneve të saj, negociatat dy vjeqare me Serbin fashiste dhe sot ai është gatshëm të nënshkruaj marrveshje pa e dituar askush se çfarë marrveshje do të nëshkruaj, përveq ndonjë butaki dhe pakurrizori rreth tij!!!

Historia e Kosovës nuk fillon dhe as nuk përfundon me gjeneratën tonë, ne vetëm mundemi me lën ndonjë gjurmë nëse mundemi dhe nëse dijmē, asgje tjetër.

A thua ku gjenden ata trushpërlarët, të cilët para disa viteve shkarravinin hapsirat publike “jo negocita, vetvendosje” dhe lehnin shesheve të Prishtinës kundër atyre që shkonin në Bruksel!?

Duke e harruar Mon Balën dhe Arben Xheladinin dhe shumë të tjerë, që i sakrifikoj dhe pastaj i keqëpërdori për vite të tëra me pallavrat “Jo Negocita-Vetvendosje”, sot ky super mashtrues, shkon si “kali në dasëm” me nënshkru marrveshje në Bruksel me ish- ministrin e Millosheviqit.

Mos rapartimi në Kuvendit dhe injorimi plotësisht i qytetarëve lidhur me atë çka po ndodhën në Bruksel, e të cilët janë të interesuar me përmbyllën kapitullin e errët me Serbin dhe me hapën kapitullin e prespektivës, tregon arrogancën ekstremi të një hipokriti në pushtet.

Shkruan: Zafir BERISHA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply