Kastrati: Do ta shtrojmë rrugën përtej hekurudhave, nga Tranziti në Arbanë deri tek rrethi në lagjen Ortakoll

0
529

Janë bërë dy dekada kur rruga përtej hekurudhave nga Tranziti në lagjen “Arbanë” e deri ne lagjen “Ortakoll” të mbetet pa përkujdesje institucionale.

Asnjëra qeveri lokale nuk ka treguar gatishmëri të bëjë një zgjidhje, derisa ajo ka mbetur e paasfaltuar, pa ndriçim publik dhe pa pjesët tjera përcjellëse të një rruge normale.

Por, për këtë rrugë ka propozuar një zgjidhje kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Bajram Kastrati, i cili ka thënë se do të ofrojmë zgjidhje të shpejt.

Postimi i plotë:

Rruga përtej hekurudhave, nga Tranziti në Arbanë deri tek rrethi në lagjen Ortakoll, ka mbetur në mëshiren e fatit.
Pranë asaj rruge jetojnë mijëra qytetarë, operojnë shumë biznese por rruga është në gjendje të mjerueshme për qarkullim.
Përveç qarkullimit aty shkaktohet pluhur dhe e bënë të padurueshëm qëndrimin.
Asfaltimi i kësaj korsie është jashtzakonisht i nevojshëm.
1️⃣2️⃣1️⃣✅Lulzim Kabashi
5️⃣✅Bajram Kastrati

Leave a Reply