Një person është arrestuar dje në Rahovec për shkak të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, i dyshuari, pas një mosmarrëshjeje ka kanosur verbalisht bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në raport është bërë e ditur se gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar gjithsej 7 raste të dhunës në familje.