Për shkak të një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, një person është kanosur përmes telefonit në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online