Ndarjet nuk janë aspak të lehta, pavarësisht nëse është hera e parë që e kaloni atë ose jo.
Dyshime dhe pasiguri të shumta, duke pyetur veten se ku, si dhe pse ndryshuan gjërat kështu. Siç thotë neuroshkencëtarja Dr Lucy Broën, “ne të gjithë jemi të mjerë kur na kanë hedhur poshtë” dhe ka një koktej të fuqishëm kimik që ndihmon të shpjegojmë pse.
Serotonina është neurotransmetues i trurit i lidhur me lumturinë. Ajo ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj, që nga emocionet deri tek aftësitë tuaja të të menduarit. Serotonina konsiderohet si një stabilizues natyral i humorit dhe përbëhet nga aminoacidi thelbësor i quajtur triptofan, i cili merret përmes ushqimit.
Broën ishte pjesë e një ekipi studiuesish që kreu një studim mbi ndikimin e thyerjes së zemrës, duke skanuar aktivitetin e trurit të 15 të rinjve të rritur që po kalonin ndarje të padëshiruara. Atyre iu shfaqën fotot e ish-partnerëve të tyre dhe skanimet treguan pjesë të trurit që fuqizojnë ndjenjën tonë të motivimit dhe shpërblimit – ku jetojnë neuronet tona dopaminergjike – u mbingarkuan. Është një “hiper-aktivitet” sipas Broën krahasuar me atë që do të shihni në një të varur nga kokaina që përpiqet të largohet.
Është sikur jemi të varur nga njëri-tjetri. Kur humbim dikë, ne kemi humbur një pjesë shumë të dobishme të jetës sonë dhe ndjenjën e vetvetes. Ata kanë ofruar risi në jetën tuaj dhe tani nuk është aty, kështu që ne kemi nevojë për disa shpërblime të tjera.