Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës së shefes së shtetit.
Në letrën e tij, Erdogan i ka shprehur presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet.















































