Ismail Berisha, zyrtarizohet trajner i ri i KF “Pirana”

0
702

KF “Pirana”, e ka marrë shumë seriozisht rrugëtimin drejt majave të futbollit kosovar.

Për ta arritur këtë qëllim, klubi nga Prizreni ka njoftuar se ka angazhuar trajner të ri, shkruan 04 Online.

Ismail Berisha, është emëruar trajner i ri, me qëllim të arritjes të synimeve të klubit.

“Të nderuar përkrahës të KF PIRANA , në prag të fillimit të gjysëm sezonit të ri ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur dhe ish futbollistin Ismail Berisha.
Së bashku me trajnerin e ri do të vazhdojmë për ti arritur synimet e klubit.
Mirësevjen Ismail Berisha”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

Leave a Reply