Ish-i i Arsenalit dhe Chelsea-t kërkon të rikthehet në Premier, Fulhami opsion

0
356

Aventura e brazilianit Willian në atdheun e tij duket se është drejt fundit. Mesfushori 34-vjeçar, aktualisht pjesë e Corinthiansit, po tundohet gjithnjë e më shumë për t’u kthyer në Kontinentin e Vjetër, ku nga viti 2007 deri në vitin 2021 ka veshur fanellat e Shakhtarit, Chelsea-t, Anzhit dhe Arsenalit.

Pavarësisht se ka kontratë me klubin brazilian deri në dhjetor 2023, sipas asaj që mësohet nga GOAL, lojtari i datëlindjes 1988 po vlerëson rikthimin në Premier League, ku për momentin kandidati për ta mirëpritur është skuadra Fulhamit. Willian është i intriguar nga një përvojë e dytë në elitën e futbollit anglez dhe këtë lëvizje të mundshme e lehtëson dhe një klauzolë që ka në kontratë.

“Divorci” duket i pashmangshëm, aq më tepër që skuadra e Corinthiansit, në fakt, sapo është eliminuar nga Copa Libertadores nga Flamengo./SS

Leave a Reply