Igli Tare rikthen te Lazio sulmuesin brazilian

0
277

Lazio është pranë një rikthimi të bujshëm. Igli Tare ka vendosur të investojë për të kthyer Felipe Anderson në Romë dhe bisedimet janë në rrugën e duhur.

Fabrizio Romano bën me dije se tratativat me West Ham janë drejt finalizimit me sukses dhe shumë shpejt kalimi te Lazio do të mbyllet dhe braziliani do rikthehet në “Olimpico”.

Edhe vetë lojtari e dëshiron rikthimin te Lazio, ku trajner tashmë është Mauricio Sarri. Kontrata e 28-vjeçarit përfundon verën e shkuar dhe Tare mund ta blejë me një shifër modeste.

Anderson ka luajtur 5 vite te Lazio në periudhën 2013-2018, ku ishte një nga më të mirët e ekipit kryeqytetas, para se të shitej në Londër për plot 38 milionë euro.

Leave a Reply