Hoxhaj lavdëron Konjufcën për vizitën në Hagë: Ka treguar lidership

0
295

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ditë më parë ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Me këtë vizitë, Konjufca ka treguar lidership, kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kjo vizitë tregon edhe vetëdije shtetërore.

“Tregon që për temat që kanë të bëjnë me të kaluarët, të ardhmen dhe identitetin tonë, Qeveria dhe opozita do të jenë së bashku. Ne do të jemi me zotin Kurti nëse ai e ka përnjëmend të negociojë me Serbinë”, tha Hoxhaj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here