Hovenier: SHBA e mbështet plotësisht draftin evropian të Asociacionit, ka modalitete që mundësojnë pranimin nga Kushtetuesja

0
130

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mbështesin plotësisht propozimin evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, i cili u prezantua nga pesëshja diplomatike perëndimore më 21 tetor në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Hovenier ka thënë se SHBA është në një linjë me Francën, Gjermaninë dhe Italinë për draftstatutin e Asociacionit.

“Në deklaratën e fundit të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, ata përshkruan draft-statutin – që ata e dinë se e miratojnë plotësisht dhe do të shtoj, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht – si një “mënyrë bashkëkohore evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane brenda parametrave të përcaktuar nga palët”. Ne pajtohemi me këtë”, deklaroi ai në Kanal 10.

Tutje, ambasadori Hovenier shtoi se Asociacioni “është një përkushtim, obligim i Kosovës” por se gjithashtu SHBA e kuptojnë dhe pranojnë se “ai Asociacion i komunave me shumicë serbe duhet të kufizohet në mënyra të caktuara”, tha ambasadori në Kanal 10.

“Ne nuk jemi neutralë”, Hovenier tregon pse SHBA nuk përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
Hovenier theksoi se Asociacioni duhet themeluar përkrah parimeve të Kushtetutës së Kosovës dhe të jetë në përputhje me editorialin dhe qëndrimin që SHBA-ja e shprehu përmes Derek Chollet dhe Gabriel Escobar.

Sipas tij, brenda draftit ka modalitete që ia lejojnë Gjykatës Kushtetuese ta miratojë atë.

“Pika e fundit: a është në përputhje me Kushtetutën? Ne besojmë se po, besojmë se është në përputhje të fortë. Por, do të theksoj gjithashtu se edhe ne e pranojmë dhe një nga elementët e saj është organi përfundimtar për të përcaktuar kushtetutshmërinë e çdo gjëje në Kosovë është vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe draft-statuti ka modalitete në të për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje ta miratojë edhe atë vendim”.

Hovenier komentoi edhe zërat se ky Asociacion nënkupton një Republikë të dytë Sërpska.

“Unë e kam thënë zyrtarisht shumë herë se çka nuk duam është një entitet tjetër i ngjashëm me Republikën Serbe në Kosovë. Ne besojmë se ky draft-statut e shmang një gjë të tillë”, deklaroi ai.

Leave a Reply