Haxhiu për Vettingun: Do të jetë komplet i pavarur dhe i monitoruar nga BE-ja dhe ShBA-ja

0
267

Në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting, ishte temë diskutimi ndërmjet Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Komisionit për Legjislacion.

Për të dhënë mendimin e saj rreth kësaj çështjeje, ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Ajo tha se Vettingu ka qenë njëri prej zotimeve të tyre, derisa shtoi se ky propozim i Qeverisë nuk ka dalë dosido por që synon integritetin moral e profesional të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.

“Pra duke pasur parasysh zotimet para qytetarëve dhe nevojën që e kanë për drejtësi ne kemi themeluar grupin punues. Ky dokument ka të bëjë me verifikimi siç janë gjyqtar, prokurorë. Vettingu do të fillohet më strukturën më të lartë dhe brenda 5 vjetëve është theksuar se do të përfundojë. Tani besojmë që të gjitha çështjet janë adresuar dhe presim kontribut edhe nga akterë tjerë. Besoj që kemi vullnetin të angazhohemi që qytetarët të kenë respekt për figurën e gjyqtarit dhe prokurorit”, tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu se Vettingu do të jetë i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Ideja e Vettingut është që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë integritet moral e profesional dhe ta kenë pasurinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai do të jetë komplet i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë nga BE dhe ShBA. Secili prej subjekteve opozitare kanë pasur në programin e tyre çështjen e Vettingut por duhet të jemi të unifikuar sa i përket reformës në drejtësi. Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm më partnerë ndërkombëtar sa i përket çështjes së Vettingut dhe të binden për reformën në drejtësi”, tha ajo./EO

Leave a Reply