Haxhi Avdyli më i votuari nga Prizreni, merr më shumë vota se PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma së bashku në këtë qytet

0
1293

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 14 shkurt e kanë ndryshuar tërësisht strukturën politike në nivel vendi.

Bashkimi i forcave të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin kanë prodhuar rezultatin më të papritur dhe më të madhin ndonjëherë që kur kanë filluar të mbahen zgjedhjet në Kosovën e pasluftës.

Ajo që ka befasuar në këto zgjedhje, është numri i madh i votave që ka marrë Haxhi Avdyli, i cili është radhitur i 10.

Avdyli përndryshe ka marrë 26. 630 vota, duke i kaluar të gjithë kandidatët e LVV-së nga Prizreni. Madje, Avdyli ka marrë më shumë vota sa e tërë PDK-ja së bashku me LDK-në, AAK-në e Nismën në Prizren./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply