Haskuka: Gabimet drejtshkrimore do të rregullohen, na vonuan e sabotuan në hapjen e Muzeut të Dëshmorëve

0
340

Kryetari i Prizrenit ju ka kundërpërgjigjur reagimeve të opozitës në Prizren pas përuruimit të Muzeut të Dëshmorëve.

Reagimi i një pjese të opozitës kishte të bënte me disa gabime drejtshkrimore, e që Haskuka ka thënë se ato do të rregullohen por mendjet e disa vështirë.

Madje Haskuka ka bërë me dije se disa biznese të lidhura me ish pushtetin kanë bërë përpjekje që ta vonojnë dhe sabotojnë hapjen e këtij muzeu, pa dhënë emra specifik se për kë bëhet fjalë më saktësisht.

“Dy pikat e Ë-së rregullohen, por mendjet e disave vështirë.
U munduan ta vonojnë e ta sabotojnë hapjen e Muzeut të Dëshmorëve, biznese të lidhura me ish pushtetin.
Por ja që nuk e arritën, ngase ne jemi për të punuar e zhvilluar, e jo për të sabotuar e shkatërruar.
P.s. Dje gjatë ditës mbishkrimi është rregulluar”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply