Harry Kane është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2025/26 në Gjermani, pasi fitoi votimin e organizuar nga revista “Kicker”.
Sulmuesi i Bayern Munichut mori 272 vota nga 656 gazetarë sportivë, duke lënë pas bashkëlojtarin Michael Olise me 203 vota dhe Deniz Undav të Stuttgartit me 61 vota, shkruan 04 Online.
Kane zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 61 gola në 51 paraqitje zyrtare dhe duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të Evropës.
Bayern Munich triumfoi edhe në kategorinë e femrave, ku Giulia Gwinn u shpall futbollistja më e mirë e sezonit./04 Online/














































