Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga qeveria

0
83

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës e ka presionin politik të qeverisë aktuale.

Me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë prioritet që paga minimale do të jetë prej 1.000 eurosh brenda policisë, teksa ka përmendur edhe sigurimin shëndetësor.

“Kur më 6 shtator 1999 u themelua policia jonë, filloi shtetndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 eurosh brenda policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here