Gruaja nga Prizreni bën dizajnin grafik për Gazetën britanike “The Guardian”

0
462

Gazeta britanike, “The Guardian”, ka vendosur që t’ia besojë Hana Arapit dizajnin grafik të projektit të 200-vjetorit të kësaj gazete me famë botërore.

Hana Arapi është një grua e re nga Prizreni e cila e ka themeluar dhe e udhëheq në Prishtinë kompaninë e dizajnit, “Amam Studio”. Hana është shembull se si vajzat e reja kosovare, me punën e tyre që e bëjnë në Kosovë, arrijnë suksese në rrafsh ndërkombëtar dhe vendosin bashkëpunime edhe me kompani dhe media prestigjioze ndërkombëtare.

Amam Studio për The Guardian
Për “Grazetën”, Hana Arapi tha se është ndjenjë e paimagjinueshme të punosh për Guardian-in dhe të të vlerësohet puna kaq shumë, duke shtuar se “besimi, disiplina edhe dëshira e madhe për me kriju sene të mira na kanë mundësu të gjitha bashkëpunimet që i kemi pas deri tani, e tash na erdh mundësia kreativitetin tonë me e nda edhe me një projekt të ‘The Guardian’.”

Për fund, Hana tha për “Grazetën”: “për momentin jam tu u dridhë prej emocioneve pozitive që më kanë kaplu në krejt trupin.” “Amam Studio”, kompania që e udhëheq Hana Arapi, gjer më tani ka implementuar projekte të ndryshme edhe për UNDP, UNICEF, Caritas, FES – Friedrich Ebert Stiftung, Anibar – Animation Festival, ICK – Innovation Centre Kosovo, INDEP – Institute for Development Policy, Social Lab, sBunker, Coder Gals, Pomilio Blumm (Itali), Millions (Norvegji), Ornio (Norvegji), Afta Eats (Britani e Madhe), Koperativa (Kosovë), Kutia Digital Agency (Kosovë), Prosperify (Zvicër), Prince Coffee House (Kosovë), Dukagjini Publishing (Kosovë), etj.

Këtu mund ta gjeni videoprojektin e 200-vjetorit të “The Guardian”, dizajnin grafik të të cilit e ka realizuar Hana Arapi dhe kompania e saj, “Amam Studio“.

Leave a Reply