Gjendet 18-vjeçarja nga Prizreni që u shpall e zhdukur, Policia e kthen te familja e saj

0
1107

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizreni, ku një vajzë 18-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Pasi Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren publikoi fotografinë e Genta Berishës, Sinjali mëson se është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se 18-vjeçarja është gjetur gjatë ditës së djeshme dhe më pas është dërguar në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Pas përfundimit të të gjitha proceduarve, vajza është kthyer te familja e saj.

Leave a Reply