Gjatë ditës intervale me diell, pasdite reshje shiu

0
115

Kushte për të reshura shiu parashihen mbi vend orëve të hershme të mëngjesit të ditës së enjte. Deri nga mesdita vranësirat fillojnë të shpërndahen, ku më pas do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 9C deri 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 18C e 19C, njofton Prishtina Weather.

Të premten orëve të para të ditës do të ketë intervale me diell, ndërkohë që gjatë ditës vranësirat shtohen, e më vonë pasdite dhe mbrëmje priten edhe të reshura shiu.

Mot më i ftohtë, me më shumë të reshura shiu parashihet ditën e shtunë. Reshje vende-vende mund të ketë edhe ditën e diel, megjithëse nuk do të mungojnë intervale me diell. Temperaturat të premten shkojnë deri në 21C e 22C, ndërsa të shtunën zbresin edhe deri në 12C e 13C.

Leave a Reply