Gegollaj: Rregullimi i rrjetit elektrik në Has do të jetë çështje primare që do t’a paraqes te Kryetari i Komunës!

0
404

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kemajl Gegollaj, ka thënë se fshatrat e Hasit janë duke përjetuar një kaos sa i përket rrjetit të energjisë elektrike.

Gegollaj ka thënë se në rast se konfirmohet asambleist më 17 tetor, çështja e parë që do t’ia paraqes kryetarit të komunës është pikërisht kjo problematikë.

Postimi i plotë:

RRYMA!
Është e turpshme që sot në vitin 2021/22 t’a kemi temë diskutimi mungesën dhe kualitetin e energjisë elektrike.
Qytetarëve nuk u interesojnë privatizimet e as pazaret politike. Qytetarët kërkojnë rrymë, ata duan standarde.
Rregullimi i rrjetit elektrik në HAS do të jetë prej qështjeve primare që do t’a paraqes te Kryetari i Komunës!
Hasi meriton më shumë investime e vëmendje, pse nuk e kuptoni ?
LDK 1️⃣6️⃣0️⃣✅
Kemajl Gegollaj 2️⃣0️⃣ ✅

Leave a Reply