Fjolla dhe Fisniku kanë treguar shtëpine e tyre super luksoze në Prishtinë për “Prive”.
Çifti jeton në një rezidencë luksoze me 4 dhoma gjumi, 4 banjo, dhomë ndjenje, kuzhinë, garderobë, bodrum, park lojërash dhe oborr.
Ngjyrat dominusese në shtëpinë e çiftit janë bezhë e kombinuar me të zezën dhe bardhë e kombinuar me grinë.
Në garderobën e këngëtares ka veshje mijëra euro të firmave Dior, Versace, Valentino, Dolce&Gabbana ,McQueen, Louis Vuitton, Hermes, Balman.
Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit, pasi u shpall fajtore për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’. Prokurori i çështjes, Edmond Karriqi kërkoi nga togat e zeza që këngëtarja të dënohej me 7 vite heqje lirie, ndërsa avokatja e saj kërkoi vetëm gjobë.