Fundi i grevës duket larg, Kurti: Mësimdhënësit “duhet ta kryejnë punën meritore për pagat që i marrin”

0
331

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish gjatë ditës së sotme ka rikonfirmuar se është larg arritje e një marrëveshje me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBASHK), sindikatë kjo e cila është në grevë që nga 25 gushti.

Kryeministri Kurti derisa po mbante një konferencë për media nuk ishte i kënaqur me pyetjen për grevën, duke theksuar se do të përsëris diçka që tashmë e ka thënë për këtë çështje.

I pari i Qeverisë shtoi se sot takohet me përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë.

“Ky është samit digjital, nuk është sistem analog, dhe unë prita që do të ketë pyetje për këtë samit rajonal më të madhin që organizohet në Ballkanin Perëndimor e me të cilin duhet të jemi krenarë të gjithë, e jo vetëm Ministria e Ekonomisë.

Sidoqoftë, unë sot për çështjen e grevës me sindikatat europiane e kam një takim pasdite, ku do ta diskutohjmë këtë çështje. Por e kam shpjeguar edhe më herët. për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi prej 50 eurove bëhet për t’u përballur me inflacionin, e jo si zëvendësim për Projekgligjin për paga, i cili natyrisht që do të sillet në fund edhe në Kuvend për të dy leximet”, tha Kurti.

Ai tha se është i bindur që zgjidhja më e mirë, më e drejtë, më e dobishme, është që edhe mësimdhënësit, edhe nxënësit të shkojnë në shkollë që të mësojnë. Dhe kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, por edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë sonë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po ndërmerr masat e nevojshme dhe përsëri vlerësimin, kjo si “shantazh” për kërkesat e sindikatës së arsimit.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa. Ajo çfarë nuk kemi parë është heqja dorë nga shantazhi se o kaq, o nuk shkojmë në punë”, tha Kurti.

Ai tha se punëtorët “duhet të kryejnë punën meritore për ato paga që i marrin”.

“Duhet të keni parasysh që për të mbajtur e mirëmbajtur drejtësinë në vend, të gjithë njerëzit që përfitojnë paga, duhet të kryejnë punën meritore për ato paga që i marrin”, u shpreh ai.

Leave a Reply