Fonseca kërkon Lemar, drejtuesit e Romës nisin negociatat me Atleticon

0
539

Kampioni i Botës me Francën në vitin 2018, Thomas Lemar nuk ka bindur te Atletico e Madridit dhe është në listën e atyre që pritet të largohen këtë verë, ndërsa lista e pretendentëve për shërbimet e tij shtohet nga dita në ditë.

Kështu së fundi në garë është futur edhe klubi italian i Romës, pasi trajneri Paolo Fonseca e ka në listën e dëshirave për merkaton e verës, por çmimi i pretenduar nga “Los Colchoneros” është tejet i lartë për një klub si ai i Romës.

Atletico kërkon të rikuperojë 70 milionët e shpenzuara dy vite më parë për kartonin e tij, ndërsa plani i Romës është ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 45 milionë eurove.

Megjithatë në marrëveshje mund të përfshihen edhe futbollistë të tjerë, pasi Diego Simeone ka për zemër disa nga lojtarët aktualë të Romës, duke nisur nga emra si Cristante, Kluivert apo Pellegrini./SS

Leave a Reply