Fjolla Morina merr një super propozim për martesë nga partneri

0
501

Fjolla Morina prej 2 muajsh është në kërkim nga policia shqiptare, por kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj. Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, i cili sot e ka surprizuar Fjollën në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë deri më sot. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.

“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.

Kujtojmë se pak javë më parë “Prive” raportoi se këngëtarja i ka dhënë fund beqarisë që në 14 shkurt dhe ka veshur fustanin e bardhë, por këtë moment e ka mbajtur vetëm për vete.

Leave a Reply