Barcelona ka përshpejtuar negociatat për Rodrin dhe i ka paraqitur Manchester Cityt një ofertë të re verbale prej 60 milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Sipas Fabrizio Romanos, “Citizens” vazhdojnë të kërkojnë rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin spanjoll, shkruan 04 Online.
Megjithatë, Barcelona është optimiste për arritjen e marrëveshjes dhe diferenca prej 20 milionë eurosh mund të mbulohet përmes bonuseve dhe komponentëve të ndryshueshëm.
Rodri shihet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Barcelonës, ndërsa klubi katalanas synon ta mbyllë sa më shpejt këtë operacion./04 Online/















































