Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.
Marrëveshja synon krijimin e mundësive për studentët për praktika profesionale, trajnime dhe aktivitete të përbashkëta, si dhe promovimin e ndërmjetësimit si mënyrë efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, shkruan 04 Online.
Memorandumi u nënshkrua nga Ass. Milot Krasniqi dhe kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili.
Njoftimi i plotë i UPz-së
akulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, i cili shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve akademike dhe praktikës profesionale në fushën e ndërmjetësimit.
Memorandumi u nënshkrua nga Ass. Milot Krasniqi, Shef për Mësim në Fakultetin Juridik dhe znj. Ganimete Xhelili, Kryetare e Odes së Ndërmjetësuesve të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte e pranishme edhe znj. Arijeta Hoti Haxhiajdini, Anëtare e Bordit të Odes, përfaqësuese e Regjionit të Prizrenit.
Ky bashkëpunim synon krijimin e mundësive konkrete për studentët e Fakultetit Juridik, duke përfshirë praktika profesionale, pjesëmarrje në trajnime dhe aktivitete të përbashkëta, si dhe promovimin e ndërmjetësimit si mjet efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje reflekton përkushtimin e të dyja institucioneve për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e brezave të rinj të juristëve për sfidat e tregut të punës.
Fakulteti Juridik dhe Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shprehin gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi frytdhënës në të mirë të studentëve dhe komunitetit profesional.















































