Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar Lautaro Martinezin, veçanërisht nëse dështon tentativa për Julian Alvarezin.
Sipas Fabrizio Romanos, drejtori i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim me menaxherin e Lautaros, Alejandro Camano, por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat konkret, shkruan 04 Online.
Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kapiteni i tij në këtë fazë të afatit kalimtar dhe në Milano mohojnë mundësinë e shitjes së argjentinasit.
Barcelona e sheh Lautaron si një alternativë për repartin ofensiv, pasi klubi katalanas ka humbur Robert Lewandowskin dhe pritet të ndahet edhe me Ferran Torresin./04 Online/















































