‘Është ende në delirin e famës’, Monika Lubonja flet për raportin me Ilirin

0
285

Aktorja dhe ish-pjesëmarrësja në Big Borther Vip, Monika Lubonja ka folur rreth raportit të saj me fituesit e këtij edicioni, balerinin Ilir Shaqiri.

Lubonja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake Up’, ku u pyet rreth raportit me Ilirin dhe intervistat e këtij të fundit se u shpreh se nuk ka komunikim me të dhe është çuditur nga fjalët që ka thën ai në lidhje me raportin miqësor të dyshes.

”Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP dhe ngjarjeve për të parë at që në fillim pamë tëk njeri-tjetri. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Nuk e di a ka hatër mbetje nga Iliri. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në delirin e famës dhe më ka bërë përshtypje. Iliri e ka vlerësuar inteligjencën time dhe më ka quajtur ‘institucion’. Ky ishte një lloj vlerësimi për mua dhe më vonë ndryshoi. Më vjen keq pastaj që flet një gjë që nuk është e vërtetë”- u shpreh ajo.

Leave a Reply