Escobar: Propozimi evropian mundësi e jashtëzakonshme paqeje, SHBA e mbështet Kosovën

0
128

I dërguari i posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pret rezultate pozitive nga takimi i së shtunës në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Vuçiq.

Escobar ka thënë se SHBA-ja mbështet çdo mundësi që rajonin e çon drejt integrimit euroatlantik.

“Mirëpres takime shumë produktive në Ohër bashkë me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësi për Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtare të plota të komuniteti euroatlantik”, ka thënë ai në konferencë për media pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Escobar ka theksuar se Propozimi evropian është mundësi e jashtëzakonshme paqeje, ndërsa ka shtuar se SHBA-ja si mbështetëse kryesore e Kosovës do që kjo të funksionojë për Kosovën.

“Ky propozim evropian i lehtësuar përmes dialogut të BE-së mundëson një mundësi të jashtëzakonshme për paqe dhe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit. Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë, ne kemi qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por tërë rajonin që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes por edhe krejt Evropës. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj se pas së shtunës do të kemi lajme të mira”, ka përfunduar Escobar.

Leave a Reply