Edona Llalloshi paralajmëron projekt emocional për mërgimtarët

0
56

Edona Llalloshi ka zbuluar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor, i cili kësaj radhe do t’u dedikohet mërgimtarëve shqiptarë.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studio muzikore, ku shihet duke incizuar me shumë emocion dhe energji.

“Një dedikim i bukur për mërgimtarët”, ka shkruar ajo në InstaStory, teksa ka etiketuar edhe Afnim Macula, shkruan 04 Online.

Postimi i artistes ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa fansat po presin me interes publikimin e këngës së re, e cila pritet të sjellë emocione për shqiptarët që jetojnë larg vendlindjes./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here