“E shihni se kush jam unë dhe çka ju boj juve”/ Kërcënohen policët në Prizren pasi shqiptuan një tiketë trafiku

0
320

Jo rrallëherë zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur edhe të dielën, në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku Policia është kërcënuar nga një 44-vjeçar, të cilin e kishin ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sinjali mëson se i dyshuari fillimisht ishte ndaluar në një pikë kontrolli, ku Policia i ka shqiptuar tiketën pasi ka shkelur rregullat e komunikacionit. Gjoba që mori siç duket e revoltoi qytetarin, i cili pa një pa dy dyshohet se ka filluar të bërtas duke i kërcënuar policët me fjalët “E shihni se kush jam unë dhe çka ju boj juve”.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët e vunë në kontroll të dyshuarin, duke e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet për veprën penale “kanosje”./GazetaSinjali

Leave a Reply