E kryer/ Pasuesi i Ten Hag, United zgjedh ish-trajnerin e Brojës

0
176

Erik ten Hag nuk do të jetë në krye të Manchester United sezonin e ardhshëm. Presidenca është e pakënaqur me punën e teknikut holandez dhe ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit të tij.

Shtypi britanik raporton se kanë nisur bisedimet me Graham Potter, madje është zhvilluar edhe një takim me ish-trajnerin e Chelseat.

Jim Ratcliffe ka takuar personalisht 48-vjeçarin nga Solihull. Akordi mes palëve është arritur dhe Potter pret verën për të nisur aventurën e tij me ekipin me më shumë tifozë në botë.

Thiago Motta, i cili është afër dërgimit të Bolognës në Champions League, është një tjetër emër që qarkullon për postin e trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”./SS

Leave a Reply