E dhimbshme: Ndërron jetë 10-vjeçarja që u nxor e gjallë nga rrënojat e tërmetit bashkë me të atin

0
157

Një histori e trishtë vjen nga Kahramanmaras në Turqi, ku një 10-vjeçare e quajtur Mukaddes Erva Aktas ka ndërruar jetë disa ditë pasi është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi.

10-vjeçarja u nxor e gjallë nga rrënojat e banesës së saj gjashtë orë pas shembjes, ndërsa pas saj dolën i ati Abdullah Aktaş, ndërsa nëna e saj, Ayşe Betül, motra Zümra dhe halla Özlem Aktaş vdiqën.

Mukaddes Erva, e cila u mor menjëherë nga ambulanca dhe u dërgua në spital, fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda të marra dhe ndërroi jetë.

Pamjet e transferimit të saj në spital u bënë virale në mediat turke, ndërsa fqinjët ishin ata që e mbanin në krah, në përpjekje për të gjetur një makinë e për ta çuar në spital.

Leave a Reply