E ardhmja e Adrien Rabiot duket se do të jetë një nga telenovelat e verës. Pas përfundimit të kontratës me Juventusin më 30 qershor, mesfushori tani është lojtar i lirë.
Ka shumë skuadra të interesuara për francezin dhe gjithçka tregon se destinacioni i tij i radhës do të jetë Premier League, pasi sipas “Calciomercato”, kjo do të ishte dëshira e vetë futbollistit.
Liverpooli, Manchester United dhe Arsenali janë klubet që po ndjekin nga afër lëvizjet e Rabiot./SS