Agjenti i njohur i futbollit, Jorge Mendes mbërriti ditën e premte në Paris.
Sipas raportimeve të medieve franceze ai ka zhvilluar një takim që lidhet me merkaton me përfaqësues të Paris Saint-Germain.
Ndër emrat që mendohet se janë diskutuar mes palëve në fjalë janë Rafael Leao i Milan-it, Bernardo Silva i Manchester City-t dhe Lamine Yamal, talenti i Barcelona-s.
Ende nuk ka gjë konkrete nëse në verë PSG-ja do arrijë të afrojë ndonjë nga emrat në fjalë, por të tre futbollistët janë të pëlqyer nga ekipi parisien.