Drita Millaku edhe një hap më afër drejt kandidimit për Kryetare të Prizrenit

0
466

Ndonëse ende nuk është konfirmuar si kandidate për Kryetare të Prizrenit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, ajo ka vendosur që të takoj mbështetësit brenda LVV-së në Prizren.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherit pretendentja për kandidate për Kryetare të Prizrenit nga radhët e LVV-në, Drita Millaku ka treguar se është e gatshme ti takoj aktivistët, qytetarët, të ri e të reja, pensionistë e kategori tjera të qytetarëve për të biseduar rreth kërkesave, shqetësime, nevojave e iniciativave të ndryshme.

“FTESË PËR BASHKËBISEDIM
Të dashur qytetarë prizrenas!
Edhe njëherë dua të falënderoj secilin prej jush që me votën tuaj më dhatë mandatin e përfaqësueses në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndiej obligim moral e ligjor që të jem më afër kërkesave, sugjerimeve, shqetësimeve, nevojave dhe iniciativave tuaja.
Aktivistë, qytetarë, të rinj e të reja, pensionistë…. jeni të mirëpritur të bashkëbisedojmë me zemra të hapura çdo të hënë prej orës 11.00- 14.00 në zyrat e reja të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.
Rr. Edit Durham Nr.133 (përballë Hotel City, te Qylhani)
Me ju dhe për ju në Kuvendin e Republikës unë, deputetja juaj,
Drita Millaku”, ka shkruar në profilin e saj në ‘facebook’ Drita Millaku.

Në rast të konfirmimit të kandidaturës për Kryetare të Prizrenit, Millaku pritet të kandidoj përballë Shaqir Totajt të PDK-së e Zafir Berishës të Nismës Socialdemokrate, dy kandidatë të konfirmuar nga partitë respektive, kur kanë mbetur pa u konfirmuar edhe kandidatët nga LDK-ja e AAK-ja.

Kujtojmë se kandidaturat për Kryetar të Prizrenit nga radhët e LVV-së i nënshtrohen një procesi të brendshëm zgjedhor, ndërsa nga ana tjetër kryetari aktual, Mytaher Haskuka ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal publik nëse do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit edhe për një mandat tjetër./04 Online

Leave a Reply