Derisa ishte e vetme në shtëpi, 17 vjeçarja dhunohet seksualisht nga një person në Suharekë

0
419
Foto: Ilustrim

Dje në fshatin Budakovë të Suharekës, është dhunuar seksualisht një femër e mitur brenda shtëpisë së saj, derisa ishte e vetme.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se ka qenë viktima ajo që ka raportuar rastin në stacionin policor në Suharekë.

“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në Stacionin Policor Suharekë është paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se përderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetime e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin”, ka thënë Osmanollaj për Metron.

Sipas tij me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Leave a Reply