Dëmtimi i Mbappe, humbet 2 ndeshje të Francës dhe 2 me PSG!

0
348

Kylian Mbappe pritet të mungojë të paktën për dy javë pas dëmtimit që mori në sfidën përballë Bosnjes.

Lojtari është rikthyer në Paris dhe pas ekzaminimeve të tjera, rezultoi se Mbappe ka ende dhimbje në kaviljen e tij dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy javët e ardhshme. Sulmuesi 22- vjeçar do të humbasë kështu automatikisht dy takimet e radhës kualifikuese me Francën, përballë Ukrainës dhe Finlandës, por edhe dy takimet e para të Paris SG pas pauzës. Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së pestë përballë Clermont dhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve përballë Club Brugge.

Në Strasburg Kyian Mbappe luajti për 89 minuta, por nuk mjaftoi për të shmangur atë barazim përballë Bosnies që ishte i dyti në këto kualifikuase, pas atij me Ukrainën. Gjithsesi në Paris janë vendosur në alarm për sulmuesin e tyre dhe Pochettino e Paris SG janë në pritje  të ekzaminimeve të reja për të mësuar mbi gjëndjen e lojtarit dhe kohën se kur ai do të rikthehet përsëri në fushën e blertë./SS

Leave a Reply