Daja: Ne nuk fshihemi në fushë, Plzen pati fat te goli

0
207

Ballkanit i mungoi fati në Çeki. Kampionët e Kosovës zhvilluan një ndeshje të barabartë kundër Viktoria Plzen, por dolën nga pikë. 1-0 për vendasit përfundoi dueli i parë i fazës së grupeve në Conference League.

Trajneri i skuadrës dardane, Ilir Daja e cilësoi pozitive ndeshjen e djemve të tij në analizën e takimit ndaj kundërshtarëve çekë. Që u vendos nga ai gol me devijim i Kalvach (73′).

Në fazën e mbrojtjes kemi bërë goxha mirë. Kemi pasur edhe ne situatat tona. Me një kundërshtar si Plzeni, në stadiumin e tij, kemi bërë një ndeshje të mirë karshi një kundërshtari shumë të fortë.

Goli u shënua me devijim dhe fati ishte me kundërshtarin. Kam çka t’ju tregoj çunave. Ka shumë gjëra pozitive kjo ndeshje. Nuk fshihemi në fushë. E kontrollojmë topin më shumë se kundërshtari.

Rastet që i kemi krijuar ishin me qarkullim të topit. Kemi bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje të vështirë”, theksoi trajneri nga Tirana.

Ballkani luan sfidën e radhës europiane përballë Dinamos së Zagrebit në”Fadil Vokrri” (5 tetor), përballje që do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb.

Skuadra kroate shkatërroi 5-1 kazakët e Astanës në ndeshjen tjetër të grupit C në Conference League./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here