Championsi vazhdon sonte, zbresin në fushë Barça e Arsenali

0
161

Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka sjell risi edhe në orarin e ndeshjeve.

Për dallim nga më shumë se dy dekadat e fundit, kur ndeshjet zhvilloheshin të martën dhe të mërkurën, nga ky sezon do të kemi ndeshje tri net, të martën, të mërkurën e të enjten.

Prandaj, sonte do të luhen edhe gjashtë ndeshje të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

Barcelona do ta nisë aventurën e re në Evropë me ndeshjen që do ta zhvillojë në Francë, ku e pret Monaco.

Gjiganti katalunas do të mundohet ta vazhdojë formën solide që po e shfaq në La Liga për të dalë triumfues përballë klubit mbretëror francez.

Ndërkaq, Arsenali do të vizitojë fituesin e fundit të Ligës së Evropës, Atalanta.

Ekipi bergamask do ta kërkojë këndelljen ndaj “Topçinjve” në shtëpi.

Por, “Gunners” natyrisht se do të shkojnë në Itali për ta “pushtuar” Bergamon.

Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, i cili do ta vizitojë Feyenoordin në Holandë.

Kurse, Atletico Madridi do t’i bëjë konak Leipzigut.

Dy ndeshje do të nisin në orën 18:45 e katër të tjera në orën 21:00. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here