Spanja vazhdon të sheh ëndrra me sy hapur. Ky shtet i madh dhe serioz vazhdon të ketë probleme me një vend të vogël siç është Kosova.
Spanjollët ende s’po mund ta pranojnë realitetin që do të luajnë me ‘DARDANËT’ në para-kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline
Gazeta më e madhe në Spanjë ‘AS’ ka bërë një skandal të madh. Ata nuk ia kanë vendosur Kosovës emrin (KOS) në tabelën e prezantuar më poshtë:
Spanja po vazhdon përpjekjet për t’i sjellë ‘Dardanët’ në Sevilla pa simbole dhe pa himnin shtetëror. Megjithatë kjo nuk do të ndodhë, pasi FIFA dhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk i pranuan këto kërkesa koti!
Kosova më 31 mars do të luaj me Spanjën me të gjitha simbolet shtetërore. Takimi zhvillohet në Sevilla nga ora 20:45.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari, Javi Gomez, duke iu drejtuar kolegëve të tij: Edhe Kosova ka emër…
Kujtojmë që dje gjatë ditës Parlamenti Europian i kërkoi shteteve si: Spanja, Greqia dhe Qipro ta shqyrtojnë mirë mundësinë për ta pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik./IndeksOnline/
Shikojeni edhe ju vet skandalin e ‘AS’: https://as.com/futbol/2021/03/25/seleccion/1616708322_918975.html