Artisti shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, pas suksesit që ka arritur me projektet e fundit, ka gjetur kohë për t’i falënderuar mbështetësit e tij përmes Instagramit.
Ai ka postuar përqindjen e gjinisë që e ndjekin, ku femrat dominojnë me 55.9. Kështu, ai ka bërë falënderim të veçantë për ”gjininë e bukur”.
“Edhe pse pa këtë 44% sot, prapë rekord veç me gjininë e bukur. Faleminderit shumë prej zemrës për gjithë këtë dashuri e mbështetje pafund që po ma jepni çdo ditë. Ju dua pafund”, ka shkruar këngëtari.
