Një grua nga Florida e ShBA-së fitoi çmimin 1 milion dollarësh nga një biletë lotarie gërvishtëse, pasi kishte fituar më parë të njëjtën shumë nga e njëjta lojë dy muaj më parë.
Nga Lotaria e Floridës thanë se Altovise Morris, 41-vjeçare nga Orlando tha se i përdori fitimet e saj për të paguar një paradhënie për një shtëpi të re.
“Pasi përfundova punën e shtëpisë, ndalova në një Sunoco Foodmart në Clermont dhe ndodhi përsëri. Ende nuk mund ta besoj se kjo po ndodh”, tha Morris.
Çmimi i dytë 1 milion dollarë i erdhi vetëm dy muaj pas vizitës së saj të parë në selinë e lotarisë.
Fituesja e dyfishtë nuk zbuloi nëse ka ndonjë plan të afërt për çmimin e saj të fundit.