Borreli fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit, e hoqi nga tavolina planin franko- gjerman

0
321

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat ilegale para dy ditësh në Bruksel, raporton Gazeta Blic

“Pas takimit që patëm atje, i cili zgjati 8 orë, Borrel fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit”, tha ai.

Ai tha se qëllimi i madh u hoq nga agjenda, dhe plani franko- gjerman u hoq nga tavolina duke iu përshtatur agjendës serbe, pra që të bisedohej vetëm për targat, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se liderët thirren për marrëveshjen e madhe- për finale.

Kurti tha se ai është për marrëveshjen finale, me njohjen në qendër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here