“Unë jam i gatshëm për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme dhe me njohjen në qendër”

0
124

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka theksuar se në Bruksel gjendet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se në këto takime, Bislimi do të mundohet që të gjejë një zgjidhje për çështjen e targave.

Kurti tha se jemi para Serbisë sa i përket sundimit të ligjit dhe demokracisë.

“Shteti dhe institucionet tona janë shumë më të pavarura se sa Serbia, ngase ata varen nga Rusia”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se ai është kritik ndaj BE-së, siç ishte të hënën, por ai tha se nuk është i hidhëruar.

“Unë jam i gatshëm çdo herë të shkoj në Bruksel, për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme me njohjen në qendër”, tha ai para ministrave, raporton Gazeta Blic.

Leave a Reply