“Blerje fantastike”, “raketa” e Liverpoolit thur elozhe për kampionin e botës

0
262

Alexis Mac Allister është përforcimi i Liverpoolit në mesfushë. The Reds arritën akordin me homologët e Brightonit për blerjen e 24-vjeçarit, operacion që pritet të prekë shumën 60 milionë euro përfshirë bonuset.

Kampioni i botës me Argjentinën, ka zgjedhur fanellën me numër 10. Gjatë prezantimit në skuadrën e Jurgen Klopp deklaroi: “Ndjesi e mrekullueshme. Kjo është një ëndërr e realizuar.

Është e mrekullueshme të jem këtu te Liverpooli. Mezi po pres të zbres në fushë. Ky ka qenë një vit fantastik për mua. Fitova Kupën e Botës, më pas siguruam një arritje historike me Brightonin.

Tani është koha të fokusohem te Liverpooli. Objektivi im? Dua të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë me kalimin e kohës”, theksoi Mac Allister.

Në lidhje me argjentinasin ka folur edhe Andrew Robertson, anësori i majtë i Liverpoolit. I cili është edhe kapiteni i kombëtares skoceze. Robertson është entuziast për afrimin e qendërmesfushorit argjentinas me origjinë nga Skocia.

Do të doja që Alexis të kishte ardhur pak më herët te Liverpooli. Ndoshta do e kisha bindur të vishte fanellën e kombëtares së Skocisë. Ai është një futbollist fantastik.

Jam përballur disa herë me të gjatë viteve të fundit. Mes Brightonit dhe Argjentinës, dhe Alexis ka zhvilluar performanca të mrekullueshme.

Mos të harrojmë që është ende i ri. Një përforcim shumë i bukur për ne. Sa mirë që do të kryejë fazën përgatitore me ne, do e ndihmojë të përshtatet me Liverpoolin.

Ai do të na ndihmojë shumë me karakteristikat që ka. Mezi po pres t’i dhuroj mikpritjen time, dhe mezi po pres ta shoh në fushë me fanellën e Liverpoolit”, deklaroi Robertson, pjesë e klubit të kuq prej vitit 2017.

Leave a Reply