Bislimi thotë se nuk ka marrëveshje për targat: Ka zero gatishmëri nga pala serbe

0
184

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit me palën serbe në Bruksel, ka thënë se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me palën serbe, sa i përket çështjes së targave.

“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draft-propozim që do të na bartej neve sot për diskutim. Fatkeqësisht, ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes së 30 shtatorit”, tha Bislimi për mediet pas takimit.

Sot ishte afati i fundit për të arritur marrëveshje për targa, pasi që deri më tani u respektua ajo e bartjes së stikersave, njofton Klankosova.tv.

Për këtë takim shkroi edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se është në rrugë të mbarë.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një agjendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, shkroi Lajçak.

Leave a Reply