Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq do të takohen sot në Bruksel.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka shkruar në “Twitter”, se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, do të presë në takim dy kryenegociatorët, raporton RTKlive.
“Fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”, tha Stano.